
Katër persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Përveç viktimave të regjistruara, në këtë vend gjatë po të njëjtës kohë janë shënuar edhe 306 raste të reja pozitive me COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi njoftohet se 71 persona janë shëruar, ndërsa të shtruar në spital janë 260 persona. /Insajderi.com