Katër pacientë kanë vdekur dhe 307 të tjerë janë infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.
Rastet e reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 787 mostra të marra për testim.
Numri total i rasteve pozitive është 63 mijë e 89 raste dhe një mijë e 532 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54 mijë e 661 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 896.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Prizren 34 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Pejë 16 raste, Podujevë 16 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 8 raste, Istog 6 raste, Suharekë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Deçan 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kamenicë, Kaçanik dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com