Katër të vdekur dhe 37 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Katër të vdekur dhe 37 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Coronavirus, brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik të këtij vendi, përveç viktimave janë shënuar edhe 37 raste të reja pozitive nga gjithsej 464 testime të kryera.

Në të njëjtën periudhë kohore janë regjistruar edhe 131 pacientë të shëruar nga kjo sëmundje.

Deri më tani janë bërë gjithsej 166.356 testime COVID19. /Insajderi.com