Katër të vdekur dhe 453 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër të vdekur dhe 453 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër persona kanë vdekur dhe 453 të tjerë janë infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në vend, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se rastet e reja janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 680 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 782.

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste dhe një mijë e 599 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj. /Insajderi.com