Gjatë 24 orëve të fundit, në Mal të Zi janë shënuar edhe 50 raste të reja me Covid-19, ndërsa gjatë ditës së sotshme, gjithashtu kanë vdekur edhe katër persona si pasojë e Covid-19, njofton Insajderi.
Ky numër i të infektuarve nga Covid-19, vjen pas testimit të 481 mostrave.
Gjithashtu sot në Mal të Zi janë shëruar 163 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, janë regjistruar gjithsej 3,411 pacientë, ndërsa 57 persona kanë vdekur, nga të cilët 48 kanë vdekur në periudhën nga fillimi i qershorit deri sot. Shumica e pacientëve janë në Podgoricë./Insajderi.com