Katër të vdekur dhe 55 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Katër të vdekur dhe 55 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Katër të vdekur dhe 55 raste pozitive me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në vend, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, rastet pozitive kanë dalë nga gjithsej 574 mostra të marra për testim.

Përveç këtyre rasteve, janë regjistruar edhe 150 persona të shëruar nga kjo sëmundje, duke çuar në 11 mijë e 585 numrin e përgjithshëm të të kuruarve.

Që nga 13 marsi kur janë shfaqur dy rastet e para pozitive në Kosovë, deri më sot janë shënuar gjithsej 14 mijë e 692 të infektuar, prej të cilëve dy mijë e 507 janë ende raste aktive. /Insajderi.com