Katër të vdekur dhe 581 të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 581 të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

Katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar dy mijë e 681 mostra, prej të cilave 581 kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, njofton Insajderi.

Ndërsa, numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 485.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë konfirmuar 57 mijë e 727 raste pozitive të infeksionit, prej tyre 33 mijë e 185 janë shëruar, ndërkohë një mijë e 174 kanë vdekur. Raste aktive janë edhe 23 mijë e 368./Insajderi.com