Katër persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njoft" />

Katër të vdekur dhe 774 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër të vdekur dhe 774 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 774 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 586 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.

Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 62 raste, Gjakovë 43 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 36 raste, Pejë 31 raste, Prizren 30 raste, Lipjan 28 raste, Ferizaj 27 raste, Podujevë 26 raste, Kamenicë 25 raste, Viti 24 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Obiliq 21 raste, Klinë 16 raste, Drenas 11 raste, Kaçanik 10 raste, Malishevë 10 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Novobërdë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Junik 3 raste, Istog 2 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Hani i Elezit 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com