Katër të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Katër të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Katër persona kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, ka humbur jetën një 64-vjeçar nga Elbasani, një 65-vjeçar nga Tropoja, një 77-vjeçar nga Tirana dhe një 81-vjeçar nga Gramshi.

Përgjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 299 persona të infektuar me Coronavirus dhe janë shëruar 106 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë u ka bërë apel qytetarëve që të vendosin maskën në ambiente të jashtme, të mbajnë distancën dhe higjienën./Insajderi.com