Katër të vdekur nga COVID-19, rritet numri i rasteve të reja

Katër të vdekur nga COVID-19, rritet numri i rasteve të reja

Katër persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 113 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja pozitive janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 678 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.539 raste, kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 895.

Numri total i rasteve pozitive është 106.651 raste dhe dy mijë e 217 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com