Katër të infektuar me COVID-19 ndërruan jetë, të martën, njofton Insajderi.
Numri i vdekjeve si pasojë e Coronavirusit ka arritur në 1.355 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, regjistroi 199 raste të reja e 430 të shëruar në njëzetekatër orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 52.333, ndërsa i të shëruarve 43.378.
Rastet aktive me COVID-19 deri më 5 janar janë 7600.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec. /Insajderi.com