
Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, teksa raportoi edhe 45 infeksione të reja.
Po ashtu, brenda ditës u shëruan edhe 298 persona.
Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2 mijë e 928.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Ndërkohë, ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit, të mërkurën u dhanë 15 mijë e 910 vaksina.
Deri më tash rreth 798 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Ndërsa rreth 531 mijë persona kanë kryer procesin me të dy dozat.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se administron 1 milion e 328 mijë e 825 vaksina. /Insajderi.com