Katër të vdekur si pasojë e COVID-19

Katër të vdekur si pasojë e COVID-19

Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit në njëzetekatër orët e fundit.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar 229 raste të reja me COVID-19 e 363 të shëruar.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1.340, ndërsa i të infektuarve në 51.731.

Deri më tash janë shëruar 42.215. Rastet aktive momentalisht janë 8.176.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime. /Insajderi.com