Katër vetura aksidentohen në Rahovec – policia jep detaje

Katër vetura aksidentohen në Rahovec – policia jep detaje

Sot rreth orës 16:00, në një aksident rrugor në fshatin Xërxë të Rahovecit, janë përfshirë katër vetura, shkruan Insajderi.

Zëdhënsja e Policisë nga rajoni i Gjakovës, Lirije Podrimaj, i ka thënë Insajderit se në aksident përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

“Patrullat kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, në aksident janë përfshirë katër automjete udhëtaresh përveq dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar” ka thënë Podrimaj për Insajderin./Insajderi/