Katër viktima dhe 132 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër viktima dhe 132 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Përveç viktimave, sot në këtë vend janë regjistruar edhe 132 raste të reja pozitive me COVID-19, nga gjithsej 817 testime të kryera.

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 132 raste të reja.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, ku tutje ka vazhduar me informimin sa I përket vendbanimeve të personave të infektuar.

“24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com