Katër viktima dhe 162 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër viktima dhe 162 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, nga ku raportohet se janë regjistruar edhe 162 raste të reja pozitive nga 914 testime të bëra.

Përveç këtyre rasteve janë shëruar edhe 150 persona që ishin të infektuar deri më sot.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Insajderi.com