Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Numri i vdekjeve ka arritur në 1.387, njofton Insajderi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe për 279 infeksione të reja.
Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.
Prishtina mbetet vatra e pandemisë, vetëm të martën u regjistruan 126 raste të reja./Insajderi.com
431 TË SHËRUAR DHE 279 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, January 12, 2021