Katër viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër persona kanë vdekur dhe 301 raste të reja pozitive kanë rezultuar me Coronavirus së fundmi në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje thuhet se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët pesë janë të intubuar.

Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 17 mijë e 651 raste, prej tyre 10 mijë e 225 janë të shëruar, gjashtë mijë e 968 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 458 persona. /Insajderi.com