Katër viktima dhe 317 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Katër viktima dhe 317 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Katër viktima janë shënuar së fundmi nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje thuhet se edhe 317 persona kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej një mijë e 990 testime të realizuara.

“Shkup-182, Kumanovë-12, Dibër-3, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-8, Veles-7, Manastir-6, Ohër-1, Kavadarc-4, Gostivar-11, Gjevgjeli-12, Strumicë-12, Kriva Pallankë-3, Radovish-5, Koçan-18, Vallandovë-3, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-4, Resnjë-1 dhe Negotinë-1”, thuhet në njoftim derisa bëhet e ditur se prej nga vijnë rastet e reja pozitive.

Instituti i Shëndetit Publik I këtij vendi përgjatë këtyre orëve ka regjistruar 104 pacientë të shëruar nga virusi Corona. /Insajderi.com