Katër njerëz kanë vdekur dhe 39 të tjerë janë infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, përveç këtyre viktimave dhe të infektuarve, edhe 48 persona janë shëruar.
Ndërsa, personat që kanë humbur jetën janë një 43 dhe 66-vjeçar nga Kumanova dhe një 71 dhe 72-vjeçar nga Shkupi. /Insajderi.com