Katër viktima të reja nga coronavirusi në Shqipëri

Katër viktima të reja nga coronavirusi në Shqipëri

Katër pacientë të infektuar me Covid-19 në Shqipëri, kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit.

Tre prej këtyre viktimave, kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa një 43 vjeçar nga Kamza, pa sëmundje të tjera, ka qenë i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh.

Përveç kësaj, siç njoftohet nga institucionet shëndetësore të këtij vendi, edhe 102 njerëz kanë rezultuar poozitivë me Coronavirus.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID19. I drejtohemi çdo qytetari, të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, përdorimi i maskave/barrierave mbrojtëse është detyrim për çdo individ”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/