Katër vite nga vdekja e Astrit Deharit

Katër vite nga vdekja e Astrit Deharit

Sot katër vite aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, kishte vdekur në burgun e Prizrenit ku po qëndronte në paraburgim.

Për vdekjen e tij ka pasur akuza, por edhe debat të gjerë në shoqërinë kosovare.

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar pushtetin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për “vrasjen” e Deharit.

Ndërsa, për këtë rezultat janë angazhuar edhe qendra ndërkombëtare të mjekësisë ligjore.

Homazhe tek varri i Deharit ka bërë edhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, pak minuta para se të niset në Hagë. /Insajderi.com