Ndaj imamit të Drenasit po kërkohet masë disiplinore shkak i përfshirjes në një përleshje.
Osman Musliu është rrahur të mërkurën me sekretarin e Këshillit ë Bashkësisë Islame në Drenas, Esat Bajrakterit.
Pikërisht Këshillit i Bashkësisë Islame në Drenas po kërkohet të merren masa disiplinore për Osman Musliun.
Ky i fundit në një postim në Facebook ka akuzuar Naim Tërnaven që po nxitë njerëzit kundër tij. /Insajderi.com
Reagimi i plotë i KBI-së: Reagim nga Këshilli i Bashkësisë Islame – DRENAS
Këshilli i Bashkësisë Islame – Drenas pas mbledhjes së mbajtur më datë 25.11.2020, sqaron opinionin e gjërë lidhur me incidentin e ndodhur më datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 në zyret e KBI-Drenas rreth sulmit që i është bërë sekretarit të KBI-Drenas, nga Imami i xhamisë në Drenas Osman Musliu. Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas sqaron opinionin e gjerë lidhur me rastin në fjalë ku Imami Osman Musliu kishte ardhur në objektin e KBI-Drenas dhe ka sulmuar pa asnjë arsye të vetme sekretarin e Këshillit në korridorin e Këshillit. Këshilli i Bashkësisë Islame e dënon sulmin e Imamit të xhamisë së Drenasit, Osman Musliut ndaj sekretarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas. Veprimet e tilla të Imamit në fjalë janë̈ shumë të shpeshta ndaj imamëve dhe zyrtarëve të Këshillit, për këto veprime destruktive dhe krejtësisht të ulëta, kemi reaguar edhe më herët në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe në Policinë e Kosovës në Drenas, të dokumentuara edhe me shkresa zyrtare. Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas kërkon nga organet e Bashkësisë Islame të Kosovës që të merren masat diciplinore ndaj Imamit në fjalë .
Gjithashtu Këshilli kërkon nga organet kompetente të Drejtësisë që të veprojnë̈ shpejtë dhe konform ligjeve dhe dispozitave në fuqi. Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas shpreh indinjatën e thellë për veprime të tilla, sepse kjo nuk është hera e parë qe imami në fjalë pengon dhe sulmon zyrtarët e këtij institucioni .
Imami në fjalë ka edhe denoncime të tjera nga po i njëjti institucion dhe që të gjitha janë të njohura për organet kompetente te Drejtësisë dhe për opinionin e gjerë. Këshilli i Bashkësis Islame – DRENAS, 25.11.2020