KDI: Komunat e Kosovës me probleme në raportime financiare dhe menaxhim të pronave

KDI: Komunat e Kosovës me probleme në raportime financiare dhe menaxhim të pronave

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka analizuar problemet në zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga ky institute, komunat e Kosovës kanë probleme të vazhdueshme me menaxhimine  të hyrave vetanake, në raportimet financiare, menaxhimin e pronave, pagesat përmes përmbaruesëve dhe puënsime përmes kontratës mbi vepër.

Shkaktarët kryesorë që ndikojnë në zbatimin e ulët të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm janë mungesa e evidencave të plota të pronave, si dhe pronat e uzurpuara, të cilat kanë ndikim direkt në realizimin e të hyrave komunale.

Menaxherja e projektit, Diana Metushi-Krasniqi tha se KDI së bashku me koalicionin e organizatave joqeveritare, kanë analizuar sfidat që ndikojnë në mos zbatimin e rekomandimeve në gjashtë komuna: Prizren, Suharekë, Ferizaj, Lipjan, Istog dhe Podujevë.

“Duke iu referuar raporteve të Auditorit të përgjithshëm për këto 6 komuna për periudhën 2015 – 2018, koalicioni i OJQ-ve kishte gjetur se janë rreth 33 çështje që lidhen me menaxhimin financiar dhe që janë duke u përsëritur nga viti në vit. Çështje që theksohen vazhdimisht janë ato që ndërlidhen me planifikimin dhe menaxhimin e të hyrave vetanake, problemet në raportimet financiare, probleme në menaxhimin e pronave, pagesat përmes përmbarueseve të cilat përfundimisht më pas pasqyrohen si keq-klasifikime te shpenzimeve në raportet/pasqyrat financiare, si dhe punësimet përmes kontratës mbi vepër në komuna. Ajo që vlen të theksohet është rënia e gjetjeve të auditorit lidhur me zhvillimin e procedurave të prokurimit publik, megjithatë në këtë aktivitet publik ajo që mbetet një shqetësim i vazhdueshëm mbetet menaxhimi i kontratave”, tha ajo, raporton KP.

Ndër tjera, ajo tha se këtij problem i shtohet edhe numri i limituar i burimeve njerëzore për të përfunduar verifikimin fizik të të gjitha pronave.

“Problem tjetër është edhe planifikim jo të mire i të hyrave vetanake në nivel komunal. Pastaj, përditësimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe ligjeve të nivelit qendror si dhe marrëveshjet e nivelit qendror (si kontratat kolektive). Shqetësimi lidhur me mos harmonizimin e ligjeve ishe ngritur edhe në raportin vjetor të performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të datës prill 2020. Mungesa e sistemeve të centralizuara për menaxhimin e dokumentacionit komunal, të cilat kishin rezultuar në vonesa në procedimin e faturave të pranuara nga komunat. Vonesat e trajtimit të lëndëve nga Organi Shqyrtues i Prokurimit që rezultojnë në vonesa në realizimin e buxhetit për investime kapitale”, ka shtuar ajo.

Menaxherja e këtij projekti, Diana Metushi-Krasniqi theksoi se ndërrimi i shpeshtë i personelit udhëheqës, mungesa e kapaciteteve njerëzore, kanë ndikim direkt në secilën nga çështjet e përsëritura në gjashtë komunat e analizuara.

KDI i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave të shqyrtojë kontratat kolektive dhe të bëjë ndarjet adekuate buxhetore për komunat, në mënyrë që të evitohen vonesat në pagesa, gjobat nga përmbarimi dhe keq klasifikimi i shpenzimeve komunale. /Insajderi.com/