
Komuna e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i është publikuar një aferë më cimet e ulëseve që i ka blerë kjo komunë, njofton Insajderi.
Në projektin e “Ndërtimi i mini parqeve – Furnizimi dhe vendosja në hapësira publike të ulëseve, koshave të plehrave dhe ndriçimit”, për të cilin komuna që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka ka hapur tender prej 360 mijë eurosh, 1700% më shumë sesa buxheti i disponueshëm prej 20 mijë eurosh.
Këtë gjetje dhe infografikën në dallim e ka bërë “Instituti Demokratik i Kosovës”, të cilin kërkim edhe e ka publikuar në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.
“KDI ka analizuar kontratën e dhënë nga Komuna e Prizrenit në tenderin “Ndërtimi i mini parqeve – Furnizimi dhe vendosja e në hapësira publike të ulëseve, koshave të plehrave dhe ndriçimit”, me ç ‘rast ka identifikuar disa shkelje që kishin përcjellë këtë tender. Në kuadër të infografikës së mëposhtme, shpërfaqen gjetjet kryesore të hulumtimit të këtij tenderi”, thuhet në njoftimin e KDI./Insajderi.com