KEDS ‘bllokon’ konsumatorët – nuk mund të raportohet asnjë problem me energji elektrike

KEDS ‘bllokon’ konsumatorët – nuk mund të raportohet asnjë problem me energji elektrike

Qytetarët e Kosovës aktualisht nuk kanë mundësi për të lajmëruar KEDS-in se lagjja e tyre është pa energji elektrike, apo ndonjë problem tjetër.

Kjo për faktin se numrat që kjo kompani ka vënë në dispozicion për konsumatorët janë jashtë funksionit.

Insajderi me të marrë informatat ka provuar që të kontaktojë me qendrën e thirrjeve, por numrat e tyre nuk kanë qenë të qasshme.

Kujtojmë që problemet me energji elektrike po vazhdojnë në shumë pjesë të Kosovës. Të reshurat e shiut po ashtu zakonisht në vendin tonë shkaktojnë probleme me energjinë elektrike ku shumë lagje mbesin të pa furnizuara.