KEDS: Mbi 1300 punëtorë angazhohen për ditën e zgjedhjeve

KEDS: Mbi 1300 punëtorë angazhohen për ditën e zgjedhjeve

KEDS ka njoftuar se ka angazhuar 1.300 punëtorë që të ketë furnizim me rrymë gjatë ditës së zgjedhjeve, njofton Insajderi.

Në një njofitm thuhet se ““Ata do të jenë të shpërndarë në secilën qendër të votimit në mënyrë që intervenimi të jetë i menjëhershëm për çdo gjë që mund të jetë e nevojshme”.

“Krahas kësaj, KEDS ka instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente, të cilat do të vihen në përdorim në rast nevoje. Të njëjtat pas përfundimit të votimit, do t’i lihen në shfrytëzim shkollave”.

Më tutje thuhet se “Në ditën e zgjedhjeve, furnizimi me energji elektrike do të monitorohet në kohë reale përmes programit më të avancuar, Kosovanet, dhe sistemit për kontrollimin e nënstacioneve SCADA, i cili do të ofrojë të dhëna të detajuara për secilën situatë të krijuar”.

“KEDS apelon tek të gjithë qytetarët që në rast të ndonjë avarie të paraqitur në rrjet, të lajmërojnë menjëherë kompaninë duke thirrur në Qendrën e Thirrjeve pa pagesë në numrin 0800 791 00 apo duke shënuar në rrjetet sociale të KEDS”. /Insajderi.com