KEDS nuk po e ndihmon punëtorin e tij të lënduar – Familja e dërgon vet në Turqi

KEDS nuk po e ndihmon punëtorin e tij të lënduar – Familja e dërgon vet në Turqi

Ishte ditë e enjte kur punëtori i KEDS-it, Bashkim Krasniqi shkoi në punë, për mos t’u kthyer më shëndosh në shtëpi.

Ai gjatë orarit të punës, derisa po monitoronte tensionin e lartë të një trafoje, dikush e lëshoi rrymën, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Nga ky rast, Bashkimi që punonte në KEDS tash e 20 vite, është detyruar të kërkoj trajtim në Turqi, për çka i duheshin të holla.

Sipas motrës së Bashkimit, Mejremes, menaxhmenti dhe drejtori i KEDS-it por që nuk janë interesuar për shëndetin e punëtorit të tyre, madje as nuk e kanë përcjellur për shërim të mëtutjeshëm.

Mejremja përmes një postimi në Facebook ka thënë se KEDS-i hoqi dorë nga përmbushja e detyrimeve ndaj punëtorit, por familja nuk do të dorëzohet kurrë.

Postimi i plotë i Mejremes:

Vëlla Bashkim, ti je i fortë dhe ne krejtë jemi bërë edhe më të fortë për ty.. Ne e dim që ti mundesh dhe e di që do ta fitosh edhe këtë betejë për jetën.. ZOTI do ndëgjojë lutjet e Nënës, gruas, fëmijëve, vëllëzërve, motrave, familjarëve e të gjithë dashmirësve të tu.

Me padurim e presim kthimin tënd nga Turiqa, sepse ZOTI nuk braktisë kurr një dashamirës dhe një bamirës si TY.

Miq, familjar e dashamirë të familjes sime Krasniqi. Duke mos pasur kohë dhe fuqi të ju përgjigjem gjithë telefonatave, sms tuaj pe ndjejë obligim moral të bëjë këtë status për t’i falenderuar nga zemra për fjalët mbështetëse dhe gjithë interesimin tuaj për fatkeqësin e ndodhur vëllaut tim Bashkimit i cili në përmbushjen e detyrës në KEDS teksa po bënte punën e tij tash e 2 dekada nga persona ta pa-ndërgjegjshëm që i kishin lëshuar rrymën teksa monitoronte tensionin e lartë në një trafo u përfshi në një fatkeqësi.

Familja u trondit shumë dhe u tmerrua tepër nga kjo fatkeqësi në të cilen u përfshi.

Për: KEDS-in punëtori juaj Bashkim G. Krasniqi akoma nuk është kthyer nga puna që nga data 05 Prill, Bashkimi akoma nuk ju kthye familjes. A e dini se Nana akoma po e pret djalin, gruja po e pret burrin, fëmijët po e presin Babin, vllëzërit e motrat po e presin vëllaun, farefisi po e presin një kojshi të devotshëm dhe kolegt e kanë prit në punë sot Bashkimin, vëlluan tonë! 

Menaxhment e Drejtor i KEDS-it sot nuk e thirrët Bashkimin për me pyet pse s’ka dal në punë, nuk e thirrët as dje kur Bashkimi po luftonte për jetë, për frym dhe për t’i mbijetuar fatkeqësis së ndodhur në kryerjen e detyrës në KEDS..!!!

A thua pse?

Ju hoqët dorë nga përmbushja e detyrimeve tuaj për shërimin e Bashkimit, por familja nuk u dorëzua dhe nuk dorëzohet kurrë! Familja dërgoi për shërim vëllaun tonë Bashkimin në Turqi ndërsa ju, përveq fjalëve boshe nuk morët përsipër asgjë madje madje as nuk morët mundimin për ta përcjell Bashkimin për shërim të mëtutjeshëm.

TURP TURP PËR JU!

VËLLA familja nuk do të braktis TY kurr, dot qëndrojnë mbrapa në çdo frymarrje tënde!

TË DUAM MË SHUMË SE KURR! 
POT PRESIM.