Kosova rrezikon t�" />

KEK-u mban sekret “pronarët e shtëpive” që rrezikojnë kolapsin energjetik

KEK-u mban sekret “pronarët e shtëpive” që rrezikojnë kolapsin energjetik

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj shokoi opinionin para disa dite duke treguar se brenda dy jave Kosova rrezikon të mbes në terr, për shkak se KEK-ut kanë filluar të i harxhohen rezervat e thëngjillit pasi nuk ka pasur mundësi të nxjerrë qymyr nga toka e Shipitullës.

U përmenden edhe disa banorë të cilët kanë ndërtuar shtëpi për të përfituar më shumë nga shpronësimi.

Kur Insajderi i kërkoi të bëhen publike “pronarët mashtrues” të shtëpive që janë ndërtuar për të mos u banuar, KEK vendosi ti mbajë sekret ato.

Kësisoj dy veprimet e Korporatës Energjetike lidhur me skandalin e Shipitullës janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Drejtori Gjukaj, fillimisht është treguar tejet transparent kur ka folur për datat kur vendi mund të mbes krejtësisht në terr.

Ai tha se me rezervat e thëngjillit që ka KEK, Kosova mund të ketë rrymë vetëm deri me 10 gusht. Madje Gjukaj në Klan Kosova kishte thënë se edhe planifikon që vet ai të dalë me një konferencë për media për t’i lajmëruar qytetarët se do të mbesin në terr.

Deklarimi i tij ka shkaktuar panikë tek qytetarët dhe kjo u bë, shumë shpejt, tema kryesore e mediave.

Por kur Insajderi kërkoi që të bëhej publike lista e poseduesve të pronave që duhet të shpronësohen nga shteti, KEK refuzoi.

Kësisoj, dyshimet e banorëve të Shipitullës se shteti po tenton të barazoj vlerën e shtëpive të banorëve rezident dhe atyre që kanë ndërtuar shtëpi të banueshme, rriten edhe më shumë.

Shipitulla është pjesë e Komunës së Obiliqit. Autoritetet komunale i kanë dërguar KEK-ut listën e poseduesve të pronave për të bërë vlerësimin për procesin e shpronësimit. KEK-u, të njëjtën, ia ka dërguar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Ju lutemi që shënimet për zonën në fjalë ti kërkoni ne K. Obiliqit si autoriteti kompetent për këto shënime. Me lejoni të ju njoftoi se, KEK-u, shënimet ne fjalë i ka përdorur për qëllime te veta por te njëjtat duhet kërkuar tek organi kompetent dhe jo ne KEK”,  ka thënë për Insajderin Skënder Bucolli, zëdhënës i KEK-ut,

Gazeta Insajderi të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe tek autoritetet komunale të Obliqit. Ende nuk ka marrë përgjigje.

Mirëpo, përgjigja e KEK-ut është në kundërshtim me deklarimin e vetë drejtorit të ndërmarrjes, Arben Gjukajt.

Ai kur bëri paralajmërimin se vendi po zhytet drejt kolapsit energjetik kishte lëshuar edhe akuza për mashtrime gjatë procesit të shpronësimit. Kishte pohuar se ekzistojnë mashtrues, të cilët qëllimshëm kanë ndërtuar shtëpi në këtë zonë.

Ata, sipas tij, presin përfitime nga shpronësimi i kësaj zone, e cila i nevojitet KEK-ut për nxjerrjen e qymyrit.

“Bëhet fjalë për pjesën e parë emergjente ku janë shtëpi të ndërtuara në mënyrë ilegale. Të gjitha ato zhvillime kanë ndodhur pasi Zona është shpallur si zonë me interes nacional. 8 shtëpi që janë ndërtuar nga persona për të përfituar po e rrezikojnë kolapsin energjetik”, kishte thënë Gjukaj.

Harta që dëshmon mashtrimin e madh

Mirëpo sipas disa fotografi të cilat i ka siguruar Insajderi dëshmohet për mashtrimin e madh që ka bërë autoritet e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në fotografinë të cilën Gazeta Insajderi e ka siguruar në qershorin e vitit 2014 kanë qenë më pak se 40 shtëpi, ku shpronësimi i tyre ka kushtuar më pak se 5 milionë euro.

Mirëpo një vit më vonë në gusht të vitit 2015, sipas fotografisë në këtë zonë të rëndësishme,ë shtë shtuar dukshëm numri i shtëpive të reja me qëllim përfitimin e kompensimit nga shteti.

Tash vlera e këtyre shtëpive ka shkruar deri në 20 milionë euro.

Naim Krasniqi, përfaqësues i banorëve të fshatit Shipitullë, ka thënë për Insajderin se e gjithë kjo bllokadë ka ardhur nga vetë drejtori i KEK-ut, i cili sipas Krasniqit ka mundësuar ndërtimin e shtëpive të reja duke e kontraktuar një kompani e cila favorizon shtëpitë spekulative.

“Gjuka e ka kontraktuar një kopani private dhe krejt kjo kompani e ka blloku së pari janë lejuar me u ndërtuar nja 150 shtëpi spekulative, ajo kompania që është kontraktuar kinse për vlerësim dhe kinse me standarde evropiane, i ka favorizuar ndërtuesit spekulativ ndërsa i ka shkel banorët që kanë qenë aty të vërtet”, ka thënë për  Gazetën Insajderin Krasniqi.

Kryeministri i informuar për manipulimet milionëshe në Shipitullë

Për këtë manipulim është i informuar edhe kryeministri në largim, Isa Mustafa i cili ka thënë se kjo do ti shkaktojë humbje të madhe Kosovës.

Mustafa kishte thënë se ndërtimi i këtyre shtëpive është bërë pa leje dhe se me këtë çështje duhet të zgjidhen nga ata që merren me drejtësi.

“Do të dëmtohemi materialisht, sepse ka pasur vonesa të mëdha dhe në vend që neve shpronësimi atje të na kushtojë rreth 5 milionë euro, tani për tani llogaritet se do t’i kushtojë KEK-ut rreth 15 ose 20 milionë euro”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.com