Kelani: Procesi zgjedhor po shkon në rregull, vetëm dy raste të inicuara

Kelani: Procesi zgjedhor po shkon në rregull, vetëm dy raste të inicuara

Policia e Kosovës vlerësojnë se procesi zgjedhor po shkon në mënyrë të qetë, njofton Insajderi.

Të paktën kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, i cili thotë se asnjë incident madhor nuk ka ndodhur i cili do të mund të pengonte mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Sipas tij, deri në orën 16:00, janë iniciuar vetëm dy raste.

“Policia e Kosovës vlerësuar në aspektin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor vlerëson se ky proces po kalon në mënyrë në qetë deri në ora 16:00 dhe pa ndonjë incident madhor që do të pengonte mbarëvajtjen e zgjedhjeve”.

“Deri tani janë iniciuar dy raste që ndërlidhen me procesin zgjedhor, njëri rast në Prishtinë dhe tjetri në Prizren që kanë të bëjë me rastin ‘Cenim i fshehtësisë së votimit’. Në konsultim me prokurorin rastet janë proceduar me procedurë të rregullt”, ka thënë më tej Kelani. /Insajderi.com