fbpx

Kelmendi “kopjon” Haxhiun, flet për takimet jo-zyrtare me Rugovën dhe Pacollin

Kelmendi “kopjon” Haxhiun, flet për takimet jo-zyrtare me Rugovën dhe Pacollin

Autori i emisionit “Rubikon” Adriatik Kelmendi po shkon rrugës së autorit të emisioneve “Zona B” dhe “Zona e Debatit” Baton Haxhiu kur flet për takimet e tija private me politikanë të ndryshëm duke lënë të nënkuptohet se ata dijnë dicka më shumë sesa dihet publikisht.

Haxhiu i njohur për qëndrimet e tija të bazuara në informata bazuar në takimet e tij jo-zyrtare me politikanë dhe figura të rëndësishme në skenën politike, ka një tjetër kolegë në këtë sferë të deklarimeve.

Është Adriatik Kelmendi ai i cili të mërkurën në emisionin “Komiteti Qendror” ka folur për takime të tillë jo-zyrtare me figura të rëndësishme në debatin mbi krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Fillimisht ka folur për deputeten e LDK-së, Teuta Rugova për të cilën tha se ka pasur një takim privat me deputeten e zgjedhur të LDK-së, Teuta Rugova, pas ‘ditës së saj’, kur i gjithë vendi fliste se kah do të shkonte vota e saj.

Kelmendi ka thënë se ky takim ishte zhvilluar me qellim të realizimit të një interviste me të, ndërsa ka bërë të ditur se çfarë i kishte thënë ajo lidhur me votën e saj në ditën kur në Kuvend do të votohet për krijimin e Qeverisë, që fillimisht mandatari do të jetë Haradinaj.

Të votojë pro formimit të qeverisë nga Haradinaj ose të mbajë qëndrim të njëjtë me partinë e saj kundrejt PAN-it, nuk janë opsionet e vetme që Teuta Rugova ka para vetës, thotë Kelmendi.

Ai, pas bisedës private me Teutën, opsion real e sheh edhe tërheqjen e tërësishme të Rugovës nga pozita e deputetes.

Më pas ka folur edhe për disa informacione jo-zyrtare me Aleancën për Kosovën e Re, saktësisht me liderin e kësaj partie, Behgjet Pacolli. Për këtë takim ai tha se ka folur për detaje të cilat nuk fliten publikisht nga kjo parti. Por asgjë zyrtare. /Insajderi.com