Kelmendi: Kosova nuk duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem

Kelmendi: Kosova nuk duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kundërshtuar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se kjo është një “goditje për popullin e shtypur palestinez” dhe kundër “ligjeve ndërkombëtare”.

“Udhëheqës të ndryshëm politik në Kosovë shpeshherë kanë marrë vendime që janë kundër luftës dhe angazhimit të vet popullit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Një ndër këto shumë vendime është edhe vendimi i kryeministrit Hoti që ta hapë ambasadën e Kosovës në Jerusalem”, ka shkruar ndër tjerash Kelmendin.

Në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vendosur që Kosova dhe Serbia të kenë ambasadat e tyre në Jerusalem, duke e njohur këtë qytet si “kryqytet të Izraelit”. Insajderi.com

Kosova nuk duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem! Udhëheqës të ndryshëm politik në Kosovë shpeshherë kanë marrë vendime…

Gepostet von Gëzim Kelmendi am Sonntag, 6. September 2020