Kelmendi mohon pagën e tij 1-milionëshe

Ramiz Kelmendi ka dhënë tjetër version lidhur me “pagën 1 milionëshe”, kur është kontaktuar nga Insajderi dhe i është përmendur deklarimi i pasurisë në Kundër Korrupsion.

Kelmendi mohon pagën e tij 1-milionëshe

Afaristi Ramiz Kelmendi bëri bujë kur pohoi se paga e tij peshon 1 milion euro, por mohoi shpejt deklaratën e tij.

Këtë e bëri në momentin që nga Insajderi iu përmend deklarimi i tij i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Ai në cilësinë e deputetit ka deklaruar  pasurinë. Ka shënuar se nga firma e tij Elkos merr pagë në vlerë prej mbi 50 mijë eurosh. Kjo shumë është shumëfish më e vogël sesa shuma prej 1 milion eurosh që e ka pohuar në TV Dukagjini, të cilën ka thënë se e merr si pagë mujore dhe se synon 3-milionëshin.

“Rrogën time e kam 1 milion në muaj, po mendoj m’i ba 3 milionë, prej tyre 950 mijë euro i kthej në investime, në zhvillimin e Kosovës dhe punësimin e njerëzve në nevojë. 50 mijë të tjera i shpenzoj personalisht për vete dhe familjen”, kishte thënë Kelmendi në TV Dukagjini.

Por, tjetër version lidhur me “pagën 1 milionëshe”, ka dhënë kur është kontaktuar nga Insajderi dhe i është përmendur deklarimi i pasurisë në Kundër Korrupsion.

Ka thënë se kjo shumë nuk është pagë e tij, por fitim i kompanisë së tij.

Sipas tij, 1 milion euro janë fitim i firmës së tij Elkos, për të cilat thotë se rrjedhimisht janë para të tij, sepse firma është tij.

Kelmendi thotë se këtë deklaratë e kishte thënë troç pa dashur ta specifikojë për publikun.

“Kur e kam përmend pagën 1 milion, ato janë të fitim nga firma ime, të cilat janë të miat, sepse firma është e imja. E kam thanë ashtu deklaratën se s’kam mujt me ia sqaru bash ashtu publikut”, ka thënë Kelmendi për Gazetën Insajderi.

kelmendi

Kelmendi: Marr pagë mujore 1 milion euro, synoj 3 milionëshin

https://www.youtube.com/watch?v=7COZ_JsGDHg