Kelmendi: Nuk kam veti të liderit politik

Kelmendi: Nuk kam veti të liderit politik

Biznesmeni dhe ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë se nuk e ka ndërmend të krijoj ndonjë subjekt politik pasi thotë se nuk ka veti të një lideri politik por aftësitë e tij ekonomike ka dashur t’i jep për partinë.

Kelmendi në  “Debat Plus” ka thënë se LDK ka humbur 10 mijë vota pasi ka dalë ai nga kjo parti. Ai gjithashtu është shprehur se nuk shkon pas partive që janë në pushtet sepse nuk ka përfitime nga to.

“Unë nuk shkoj të partitë që janë në pushtet por ato në opozitë sepse unë nuk asnjë përfitim nga shteti”, ka thënë Kelmendi.

“Unë kudo që shkoj e përmirësoj ngjyrën e zezë duke e bërë të bardhë”, tha ndër të tjera Kelmendi.