Kelmendi ‘sulmon’ Kurtin: Më ngjanë me djemtë e mahallave

Kelmendi ‘sulmon’ Kurtin: Më ngjanë me djemtë e mahallave

Anëtari i PDK-së, Migjen Kelmendi, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të Vetëvendosjes dhe kryetarit të saj, Albin Kurti.

Ai ka thënë se në Vetëvendosje mungon mendimi kritik.

Sipas tij, në ligjërimin e Albin Kurtit ka defekte, kundërthënie, mungesë argumentimi dhe për më tepër, keqinterpretim të realitit politik në Kosovë.

“Albin Kurti më ngjanë me djemtë e mahallave të cilët ua ndryshojnë drejtimet shenjave të rrugës, për të hutuar njerëzit. Loja e Kurtit me temat e mëdha, sic është bashkimi, flamuri, leku, e të tjera, po ma con mallin e kryetarit legjendar të Partisë së Fortë. Por kur po e shoh rininë që nuk po qesh dhe atë që e ka përnjëmend, atëherë këtë po e shoh shqetësuese”, ka theksuar Kelmendi.

Ai ka shtuar se VV-në e sheh si konsekuencë të sistemit arsimor në Kosovë.

Ndërsa, duke folur për Vjosa Osmanin, Migjen Kelmendi tha se nuk bëhet fjalë për një ‘Merkel’ siç po prezantohet, por për një kandidate si produkt i një pazari të brendshëm brenda LDK-së, e cila në fakt, sipas tij, autoritetin e vet brenda partisë e ka ndërtuar në konflikt me kryetarin e saj.