Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, biznesi i tij, kompania “Elkos” ka përfituar grant qeveritar nga Ministria e Bujqësisë.
I kontaktuar nga Insajderi, Kelmendi nuk ka pranuar të komentojë asnjë nga pyetjet e drejtuara ndaj tij lidhur me faktin se biznesi i tij ka përfituar grant duke u arsyetuar se nuk është i informuar për këtë cështje.
Ka kërkuar kohë që të informohet.
“Të informona se nuk po e di”, ka thënë Kelmendi përmes mesazhit.
Ramiz Kelmendi, ishte emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, pasi nga PDK-ja kishte kaluar në LDK, kishte dhënë një premtim të madh.
Kishte premtuar revolucion në fushën e bujqësisë.
“Bujqësinë do ta zhvillojë brenda katër muajve. Nuk do të ketë nevojë që të importohet asnjë produkt në Republikën e Kosovës e që mund të kultivohet në Kosovë. Flas nëse mund të prodhohet”, kishte thënë ai.
Tre muaj pasi Kelmendi është emëruar në pozitën e zëvendëskryeministrit, dhe një muaj para se afati i biznesmenit për revolucion kalon, në fakt ka ndodhur një revolucion i biznesit të tij bujqësor.
Fabrika e mishit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në të cilën u gjetën mbi 6 tonë mish pa afat, ka qindra mijëra euro grant nga buxheti i shtetit.
Me këto para është paraparë të financoi projektin për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit.
Sipas listës së plotë të shtatë kompanive kosovare që së bashku kanë përfituar mbi 1 milionë euro grante nga Ministria e Bujqësisë dhe Bujqësisë për zhvillim të projekteve të ndryshme që e ka siguruar Gazeta Fjala, shihet se biznesi i zëvendëskryeministrit ka fituar 150 mijë euro grante./Insajderi.com
Premtoi revolucion në bujqësi por Ramiz Kelmendi fiton vet grant nga Qeveria