
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, i është kundërpërgjigjur deklarimeve të Albin Kurtit, kandidat për kryeministër nga Lëvizje Vetëvendosje.
Kelmendi ka thënë se Kurti do të duhej të mendonte më shumë në aspektin e ndërrimit të konceptit politik, pasi e ka ndryshe në raport me Kushtetutën e Kosovës.
Kelmendi në një intervistë për “Epoka e Re” e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme të LDK-së, përndryshe nuk do të mund ta prekë pushtetin.
Ai beson se LDK-AKR-Alternativa do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit. Kjo fitore thotë se po vërtetohet edhe në bazë të sondazheve që po dalin.