Këmbësori goditet nga vetura, ngasësi ikën nga vendi i ngjarjes

Këmbësori goditet nga vetura, ngasësi ikën nga vendi i ngjarjes

Një person është goditur gjatë mesditës së djeshme nga një veturë, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, njofton Insajderi.

Pir, siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ngasësi i veturës me të cilën u godit mitrovicasi menjëherë pas aktit të kryer, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, pas trajtimit mjekësor, viktima është liruar për në shtëpi.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 21.01.2021 – 12:00. Raportohet se një i dyshuar i panjohur deri sa ka qenë duke lëvizur me veture, ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor, është liruar në shtëpi”, ka njoftuar policia. /Insajderi.com