“Kemi mbet pak, por po e tregoj një mesele me qesh pak” – meseleja me nënën dhe djalin

“Kemi mbet pak, por po e tregoj një mesele me qesh pak” – meseleja me nënën dhe djalin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në fundin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka shfrytëzuar hapësirën e tij për të treguar një anektodë, shkruan Insajderi.

Shkas për këtë anektodë deputeti i VV-së, mori pas numrit të vogël të deputetëve në Kuvendi si dhe lodhjen e tyre. Ai tha se do ta tregojë një anektodë që t’i bëjë pak deputetët me qesh.

“Korrupsioni ka bërë të mundur që kjo shoqëri të humbë besimin në shtet, institucione dhe ndër-njerëzore. Kjo është një gjendje shumë e rënd dhe po e shoh që kemi mbet një numër i vogël i kolegëve, por po e tregojë një çështje, një mesele siç thonë në popullin tonë, apo anektodë me qesh pak”, ka deklaruar fillimisht Kurteshi.

Ai ka treguar një anektodë me një nënë dhe me djalin e saj të varfër të cilit i është dashur t’ia qepte rrobat, çdo ditë.

“Nëna edhe djali dhe fukarenjtë edhe djali për çdo ditë duke i thënë hajde harrnomi pantollat, hajde harrnomi pantollat, hajde bre nënë se meta cullak. Dikur asaj i vjen në maje të hundës dhe i thotë, o bir po ne më shumë po rrimë cullak se me pantolla, se këta pantolla nuk harrnohen më, domethënë duhet me i ble të reja. Ky është problemi ne duhet me ndërruar sistemin e organizimit dhe veprimit institucional për me i zhduk dukuritë që na kanë kapluar”, ka përfunduar anektdoden deputeti i Vetëvendosjes.

Ai më pas ka vazhduar fjalimin e tij, ku më tej thoshte se niveli i korrupsionit në Kosovë është tejet i lartë, duke drejtuar gishtin tek sistemi gjyqësorë.

“Për korrupsion në Kosovë është bë me gisht tash e sa kohë, unë nuk po shkoj tek presidenti, por po shkoj tek sistemi gjyqësor. Ne nuk e kemi pasur një gjyqtar dhe një prokuror në këtë vend që ka guxim ta kap këdo qoftë dhe me e nxjerr në bankën e të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe me i thënë kjo është dënueshme”, ka deklaruar Kurteshi./Insajderi.com