“Kemi qenë me mjete transportuese”, arsyetimi i dytë i të arrestuarve në Gjilan

“Kemi qenë me mjete transportuese”, arsyetimi i dytë i të arrestuarve në Gjilan

Fakti se dy të arrestuarit e parë për mosdhënie të ndihmës për 63 vjeçarin që vdiq në trotuarin e magjistrales Gjilan-Ferizaj, kanë qenë duke vozitur kamioneta që kanë bartur mjete pune dhe materiale ndërtimore, është përdorur si arsyetim i dytë i tyre para policisë.

I arrestuari i parë F.M nga Gjilani i lindur në vitin 1991,  shoferi i veturës së katërt e cila sipas videos shihet që parakalon me një kamionetë, ngjyrës së bardhë që bartë disa skele pune dhe i arrestuari i dytë, H.H nga Gjilani 1975  i cili vozitë një kamionetë të kuqe që bartë materiale ndërtimore (blloqe) kanë thënë para hetuesve të prokurorisë në Gjilan se fillimisht nuk e kanë ditur se kanë përgjegjësi për të dhënë ndihmë dhe më pas kanë dhënë arsyen e dytë.

“Ata kanë thënë se kanë qenë me mjete transportuese dhe se nuk kanë mundur të ofrojnë ndihmë”, ka thënë prokurori Agron Uka për Insajderin.

Prokurori Uka i cili është duke u marrë me çështjen në fjalë ka thënë se të dy të arrestuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve.

“Njëri është i mbrojtur nga avokati në detyrë zyrtare e tjetri është i mbrojtur nga avokati i autorizuar”, ka thënë Uka.

Sipas tij, të dy dëshmitarët kanë dhënë deklaratat e tyre duke e pranuar se kanë qenë vozitës të automjeteve

Sipas Kodit Penal të Kosovës paragrafi 4, mosdhënie e ndihmës është vepër penale.

Të dy të arrestuarit nga prokurori Uka u është caktuar masa e ndalesës prej 48 orëve. /Insajderi.com

LEXO HULUMTIMIN NGA INSAJDERI:

“EL CHAPO” KOSOVAR QË ARRITI TË PËRFITOJË MBI 1 MILION EURO NGA TENDERËT PUBLIKË (I)

Historia e "El Chapo's" nga kosovar

#Insajderi dhe Democracy Plus sjellin hulumtimin "El Chapo" kosovar që përfitoi mbi 1 milionë euro derisa ishte në burg. https://goo.gl/oErCQv

Posted by Insajderi on Monday, 10 July 2017