Maturantët serbë të shkollës teknike sot në veri të Mitrovicës kanë festuar përfundimin e shkollës.
Ata janë parë në rrugët e qytetit të Mitrovicës Veriore duke bartur flamuj serbë e rusë, ndërsa nga pas përcilleshin nga muzikantët, shkruan Ballkani.info.
Përveç kësaj, ata kanë ndezur edhe flakadën dhe kanë bërë thirrje anti-shqiptare, duke e provokuar situatën.
Shkurtazi kanë ardhur edhe deri tek ura që ndanë dy qytetet, duke provokuar sërish.