Në përfitimet e majme nga shteti grek te Shqipëria, dyshohet se është përfshirë edhe Ardit Gjebrea.
Ai bashkë me fytyra të njohura publike, gazetarë, moderator e artistë kanë marrë mijëra euro nga shteti grek.
Kjo të paktën është bërë e ditur nga gazeta greke “Eleftheri Ora”, ku Gjebrea me shumë persona tjerë dyshohet se kanë marrë nga Greqia gati 1 milionë euro.
Ardit Gjebrea fillimisht karrierën e nisi si këngëtar, shkruan Gazeta Insajderi.
Duke marrë pjesë në festivalet e ndryshme ai fitoi edhe disa çmime. Kënga e tij më e njohur tash e asaj kohe, mbahet mend “Ja ku jam”.
Veç si këngëtar, Gjebrea ishte i njohur edhe si kompozitor.
Ai kishte mbajtur numër të madh të koncerteve në Shqipëri, vende të rajonit dhe Evropë.
Gjebrea njihet edhe si moderator. Ai fillimisht u bë i njohur me udhëheqjen e emisionit “Telebingo”.
Ai gjithashtu është udhëheqës i festivlait të njohur në Shqipëri, “Kënga Magjike”.
Gjithashtu Gjebrea rolin e moderatorit e ushtron edhe te emisioni “E diela shqiptare”.
Ardit Gjebrea, Artur Zheji, Noizy, Olta Gixhari, Mustafa Nano janë vetëm disa nga emrat që dyshohen se kanë marrë shuma të pajme parash nga Grqia.
Këto çeçe sipas raportimeve janë nënshkruar nga ish-ministri grek, Niko Kotzias. /Insajderi.com