Këngëtari i famshëm i bie pishman, pasi refuzoi Hashim Thaçin – tash pranon dekoratën

Këngëtari i famshëm i bie pishman, pasi refuzoi Hashim Thaçin – tash pranon dekoratën

Këngëtari nga Dibra, Arif Vladi është dekoruar sot nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Vladi i cili njihet për këngët e tij patriotike dhe kushtuar Kosovës, vite më parë kishte thënë se do të ndjehej i ofenduar nëse do të dekorohej nga presidenti Thaçi, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërsa sot Vladi u pa duke shkëmbyer dekorata dhe buzëqeshje me presidentin Thaçi, si duket kishte harruar deklaratat e tij.

Vladit iu ndah dekorat për kontriburtin e madh në muzik dhe art. Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se përveç Vladit ka dekoruar edhe Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin.

“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi.

Vladi në vitin 2016 kishte thënë se nuk e dëshiron një dekoratë nga Hashim Thaçi pasi Presidenti i ri i Kosovës ishte zgjedhur duke e ruajtur policia me kallashnikov.

Këto komente, Vladi i ka bërë në emisionin “Odeon” të Naim Abazit, i cili e ka pyetur Vlladin se pse nuk është dekoruar prej Presidentit.

“Mua më ofendon një dekoratë eventuale nga Hashim Thaçi, nga një president që është zgjedhur duke e ruajtur me policë e kallashnikovë”, kishte thënë Vladi.

Ndër tjera kënga e Vladit më e dëgjuar është “Jam Kosovë e Shqiptarisë”. /Insajderi.com