Këngëtari kosovar thotë se është shëruar nga koronavirusi

Këngëtari kosovar thotë se është shëruar nga koronavirusi

Këngëtari, Muhamet Sejdiu, me anë të një postimi në Facebook thotë se ai dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga virusi Covid-19.

Dy personat në fjalë kishin dalë fillimisht pozitiv me virus para disa ditëve pas ishin kthyer nga Dussefdorfi i Gjermanisë.

Mirëpo, Sejdiu ka bërë të ditur se pas testeve të kryera sot, ata kanë dalë negativ dhe janë shëruar.

Ai në shkrimin e tij ka falënderuar mjekët dhe gjithë stafin për punën e tyre.

Ndryshe në Kosovë deri më tani rezultojnë 106 persona që kanë dalë pozitiv me virusin Covid 19.