Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Thaçi-Meta, ka rezultuar pozitiv pasi ka bërë testin për COVID-19, njofton Insajderi.
Thaçi-Meta ka njoftuar në Facebook se të gjitha rregullat i ka respektuar, por megjithatë prapë është infektuar.
“Pas kaq muajve te kujdesit ne maksimum nga ky virus, pa dal asnjëherë pa maskë, pa doreza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia”, ka shkruar Thaçi-Meta.
Ajo është shprehur e shqetësuar me faktin që shumë njerëz nuk po tregojnë se janë të infektuar, prandaj ka njoftuar vetë publikisht për infektimin.
“Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të pa përgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin pa asnjë fije turpi”.
“Unë hasa në këto simptoma. Para dy dite, pra; Lodhje të madhe të trupit. Dhimbje të syve lartë, poshtë, anash, kokëdhimbje dhe qafa. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo koll. Temperature 37.5. Pra këto ishin simptomat e mija. E bëra testin ku para pak çastesh më rezultoj pozitiv”.
Thaçi ka bërë edhe një lutje: “Ju lutem mos e fshihni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz qe e fshihni duhet marre me ju ardhë, e që e di qe jeni të shumtë”./Insajderi.com