
Lajm i hidhur për të gjithë artin fierak. Pas një beteje të gjatë, rreth 4 javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid19 ,ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzaqere Rainita Pupi, njofton Insajderi.
Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52 vjecare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve. Kohët e fundit familjaret e saj, edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.
Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lenë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak. Rai, njihej nga të gjithë për karakterin e saj të dashur dhe buzëqeshjen e ëmbël me të gjithë shoqërinë. Artistja 52 vjeçare Rainita Pupi ka lënë një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik në Fier./Insajderi.com