Ish-futbollisti i Arsenalit, Martin Keown, ka kritikuar paraqitjen e Granit Xhakës në ndeshjen që Arsenali e humbi kundër Manchester Cityt me rezultat 3-1.
Keown, që konsiderohet legjendë e klubit londinez, ka thënë se edhe portieri i Manchester Cityt pasonte më mirë se Xhaka në ndeshjen e sotme.
“Pasimet e Edersonit ishin më të mira se të Xhakës”, deklaroi Keown, i cili është analist në televizionin BT Sport.
Edhe disa ditë para takimit, Keown kishte thënë se mesfushori anglez Jack Wilshere duhej të zinte vendin e Xhakës në formacion. /Insajderi.com