Keqësohet gjendja e studentit – protesta vazhdon edhe gjatë natës dhe në të ftoftë

Keqësohet gjendja e studentit – protesta vazhdon edhe gjatë natës dhe në të ftoftë

Ditën e djeshme turma madhështore e studentëve u nda në tre pjesë, ku përkatësisht një pjesë qëndruan të protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, një pjesë tjetër marshuan drejt Zogut të Zi dhe një pjesë kaluan natën para kryeministrisë.

Në mes të të ftohtit një pjesë e madhe studentësh kanë kaluar natën duke qëndruar jashtë.

Njëri prej tyre është paraqitur në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe në disa fotot të siguruara duket i shtrirë në tokë teksa të tjerët e mbulojnë me batanije.

Megjithëse në atë gjendje ai ka vazhduar të qëndrojë aty së bashku me një grup tjetër studentësh duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave nga qeveria.