Keqpërdorën subvencionet – Gjykata e dënon me burg ish-deputetin Etem Arifi dhe Bajram Gashin

Ish-deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi dhe ish-anëtari i partisë së tij Bajram Gashi, janë dënuar edhe nga Gjykata e Apelit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve. Ndaj tyre është shqiptuar dënimi prej nga 1 viti e disa muaj.

Keqpërdorën subvencionet – Gjykata e dënon me burg ish-deputetin Etem Arifi dhe Bajram Gashin

Gjykata e Apelit, e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg deputetit nga e Partia e Ashkanlinjëve për Integrim(PAI), Etem Arifi, për keqpërdorim të 27 mijë euro subvencion të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

I akuzuari tjetër në këtë rast Bajram Gashi, që ishte anëtar në këtë parti po ashtu është dënuar me 1 vjet burim, shkruan Insajderi.

“Në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në ndalim nga data 01.07.2014 e deri më 03.07.2014 dhe në paraburgim nga data 02.06.2016 e deri me 27.07.2016 dhe arrest shtepiak prej dates 27.07.2016 deri me 27.06.2017”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas aktakuzës, Etem Arifi e ka shfrytëzuar pozitën e tij, për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenjës Sociale, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro, kurse nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete vlerën prej 2.749 eurove, ndërsa i akuzari tjetër, Bajram Gashi është dënuar për shkak të veprës penale “Bashkryerës”.

Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.

Sipas Gjykatës së Apelit, të akuzuarit janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) t’ia kompensojnë shumën prej 22.900 euro si dhe Zyrës për Komunitete në Kryeministri shumën prej 2.749 euro në një afat prej 3 muajve.

Në këtë vendim, dënimi për dy të akuzuarit do të fillojë të ekzekutohet në ditët në vazhdim.

Kujtojmë që, Etem Arifi në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura me 6 tetor, ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftushme për të qenë pjesë e ligjislaturës së shtatë.

Insajderi ka provuar të marrë një deklaratë nga Arifi, por telefoni i tij ka qenë i mbyllur. Ndërsa Bajram Gashi ka treguar për Insajderin se e ka pranuar vendimin e Apelit dhe se është i gatshëm të shkojë në burg për ta vuajtur dënimin.

“Jam i gatshëm të shkojë në burg, siç jam dënuar nga Gjykata”, tha ai. /Insajderi.com