Posta e Kosovës i ka ndërprerë marrëdhënien e punës një zyrtari të saj, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga ky institucion përmes një njoftimi për media, ku tutje thuhet se personi tashmë i shkarkuar nga detyra e tij, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare në vendin e punës.
“Posta e Kosovës lidhur me këtë rast, menjëherë ka ngritur procedurë administrative ndaj zyrtarit, ndërsa ka marr vendimin për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës”.
“PK është jashtëzakonisht e interesuar që të punësuarit e ndërmarrjes publike të kryejnë detyrat brenda ligjit dhe me përkushtim të lartë në shërbime ndaj qytetarëve”, thuhet tutje në kumtesë. /Insajderi.com